Lajme

Prokuroria në Prishtinë ngritë aktakuzë ndaj dy personave, dyshohet se lëshuan çeqe të rremë

Kartela e bankës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave të cilët dyshohet se kanë lëshuar çeqe pa mbulesë ose të rremë si dhe kanë keqpërdorur kartela të bankës.

Përmes një njoftimi për media nga Prokuroria, se aktakuza është ngritur pas hetimeve dhe mbledhjes së provave.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit, pas zhvillimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve A.S. dhe E.B., në drejtim të veprës penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”, thuhet në njoftimin e PTHP-së.

Po ashtu, sipas aktakuzës dyshohet se personat e dyshuar kanë keqpërdorur detyrën zyrtare dhe besimin e klientëve në ndërmarrjen ku kanë punuar.

Prokuroria Themelore Prishtinë

“Sipas aktakuzës, i pandehuri A.S., në vazhdimësi, në cilësinë e personit përgjegjës të ndërrimit në subjektin afarist “NEPTUN”, me qëllim që vetit t’i sjellë dobi pasurore të kundërligjshme, ka keqpërdorur pozitën dhe besimin e klientëve duke iu vjedhur dhe fotografuar të dhënat e kartelave të tyre bankare, të cilat i kishin përdorur për të bërë blerje në dyqanin e lartcekur”.

Po ashtu, të dëmtarëve ju është shkaktuar dëm material në shumën prej më shumë se gjashtë mijë euro dhe personat e tjerë në aktakuzë dyshohet se kanë bashkryer veprën.

“Pastaj këto të dhëna i ka përdorur duke bërë blerje të monedhave – kriptovalutave, ku më pas i ka shitur dhe i ka shndërruar në para kesh/euro, çka të dëmtuarve iu ka shkaktuar dëm material në shumën prej 6,124.1€ Ndërsa, të pandehurit A.S. dhe E.B., në bashkëkryerje, me qëllim që vetit t’i sjellin dobi pasurore të kundërligjshme, kanë keqpërdorur kartelën e bankës së një të dëmtuare”.

Të dëmtuarës dyshohet se ju anë vjedhur dhe fotografuar të dhënat e kartelës dhe më pas janë përdorur për blerjen e kriptovalutave

“ I pandehuri A.B., në cilësinë e personit përgjegjës të ndërrimit në lokalin ia ka vjedhur dhe fotografuar të dhënat e kartelës bankare të dëmtuarëspastaj këto të dhëna i ka përdorur duke bërë blerje të monedhave – kriptovalutave, përmes e-mail adresave dhe llogari të tjera, të cilat ia kishte siguruar i pandehuri E.B., në këmbim të një shume të hollash ku pastaj i pandehuri A.S., kriptovalutat e krijuara në këto llogari më pas i ka shitur dhe i ka shndërruar në para kesh çka të dëmtuarës i ka shkaktuar dëm material n shumën prej 1.236.07€.”.

Prokuroria i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtorë./Shqip.com

Shënim: Personat e apostrofuar në tekst, cilësohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga ana e gjykatës.