Lajme

Prokuroria në Pejë ngritë aktakuzë ndaj 11 personave, 10 prej tyre zyrtarë komunal

Prokuroria Themelore në Pejë
Prokuroria Themelore në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj 11 personave të dyshuar për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Në një konferencë për media nga prokurorja e rastit, thuhet se dhjetë prej këtyre personave janë zyrtarë komunal të cilët dyshohen për rreth 23 vepra penale.

“Pas një procesi hetimor pothuajse dy-vjeçar, kanë përfunduar hetimet në çështjen penale kundër zyrtarëve komunal të Komunës së Pejës. Janë ngritur aktakuza kundër 11 personave gjegjësisht 11 të pandehur. Prej tyre janë 10 zyrtarë komunal, katër janë drejtor të drejtorive komunale, dy udhëheqës të sektorëve të drejtorive përkatëse, dy inspektor të ndërtimit, një zyrtarë-gjeodet pranë drejtorisë për Kadastër dhe Gjeodezi si dhe një gjodet i licencuar pran Agjencionit Kadastral të Kosovës. Mbi 11 të pandehurit, rëndojnë 23 vepra penale të cilat bien në kapitullin për “Korrupsion zyrtar”, gjegjësisht 21 vepra janë ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, ndërsa dy vepra janë ‘konflikt interesi”, tha prokurorja e rastit.

Prokurorja tregoi se si rezultat i një hetimi dy-vjeçar kundër korrupsionit janë ngritur edhe tri aktakuza të tjera vetëm gjatë vitit 2022 ndaj zyrtarëve komunal të Klinës, Deçanit dhe Istogut.

“Si rezultat i hetimit, kjo prokurori në vitin e kaluar ka ngritur edhe tri aktakuza, kundër zyrtarëve komunal të Deçanit, Klinës dhe Istogut”.

Tutje, ajo tha se nëse bëhet një përmbledhje del që si rezultat i hetimit dy-vjeçar është ngritur aktakuzë kundër 23 personave, prej tyre 10 zyrtarë komunal dhe 13 zyrtarë publik për korrupsion.

/Shqip.com