Lajme

Prokuroria në Pejë: Dërgohet në mbajtje një person i dyshuar për vrasjen në Klinë

Ilustrim

Një person i dyshuar për vrasje në Zllakuqan të Klinës është dërguar në mbajtje.

Kështu ka bërë të ditur për Shqip.com, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili tha se në vendin e ngjarjes ka dalë prokurorja e rastit dhe njësitet relevante.

“Personi që dyshohet se e ka privuar nga jetë viktimën është ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit”, tha Nikçi.

Pak më parë për Shqip.com, rastin e konfirmoi edhe Policia e Kosovës në rajonin e Pejës, ku bënë të ditur se vdekjen e personit e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Spitalin e Pejës.

“18:20 policia është njoftuar se në fshatin Zllakuqan një person është plagosur. Viktima me autoambulancë është dërguar për në spitalin ne Pejë. Mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Policia menjëherë ka arrit që t’i arrestojë 3 persona që dyshohet se janë të involvuar për rastin”, kanë thënë nga Policia./Shqip.com

Lexo edhe:
Vdes një person në Zllakuqan të Klinës, tre të arrestuar