Lajme

Prokuroria në Gjakovë ngritë dhjetë aktakuza që kanë të bëjnë me integritetin seksual

Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur dhjetë aktakuza kundër dhjetë personave që kanë të bjënë me vepra penale kundër integritetit seksual.

Siç është njoftuar nga PTHGJ, thuhet se këto aktakuza janë ngritur gjatë periudhës Janar-Gusht 2022.

Veprat penale të specifikuara janë: Sulm seksual, dhunim, mundësi apo detyrim në prostitucion.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur dhjetë aktakuza nga kapitulli i veprave penale kundër integritetit seksual Gjakovë, 27 shtator 2022 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë periudhës kohore janar- gusht 2022, ka ngritur 10 (dhjetë) aktakuza, kundër 10 (dhjetë) personave, për veprat penale, “Sulmi seksual”, “Dhunimi”, si dhe “Mundësimi apo detyrimi në prostitucion””, thuhet në njoftimin e PTHGJ-së.

Gjatë kësaj periudhe kohore, kjo prokurori ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë personave për veprat e lartcekura, gjë e cika është aprovuar nga gjykata.

“Po ashtu, për këtë periudhë kohore prokuroria ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 6 (gjashtë) personave të dyshuar si kryerës te këtyre veprave penale, të cilat janë aprovuar nga gjykata kompetente”.

Tutje, në njoftim thuhet se Prokuroria Themelore në Gjakovë, është e angazhuar që të kryejë me seriozitet të lartë të gjitha rastet, e me prioritet dhe urgjencë, rastet nga kapitulli i veprave penale kundër integritetit seksual./Shqip.com