Lajme

Prokuroria konfirmon kallëzimin penal kundër ambasadorit Berishaj

Martin Berishaj

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzim penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, nga Agjencioni Kundër Korrupsionit.

Lajmin për SHQIP.com e ka konfirmuar, zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu.

Ai ka thënë se kallëzimin penal e kanë dërguar në kompetencë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, ka pranuar nga Agjencioni Kundër Korrupsionit kallëzim penal kundër personit me inicialet M.B. Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, kallëzimin penal e ka dërguar në kompetencë në Prokurori Themelore në Prishtinë”, tha Luftiu.

Lexo edhe:
Anti-Korrupsioni dorëzon kallëzim penal ndaj ambasadorit Martin Berishaj

Kallëzimi penal ndërlidhet me mos-deklarimin e kompanisë që Berishaj e posedon në Mal të Zi.

Shqip.com në prill të këtij viti pati raportuar se Berishaj posedon aksione në dy kompani të cilat zhvillojnë biznes në Kosovës.

Në bazë të Agjencisë për Regjistrimin e Biznesëve, Berishaj del se është aksionar në kompaninë Zaslon Kosova L.L.C dhe kompaninë Myloja L.L.C.

Në kompaninë Zaslon Kosova L.L.C, Berishaj ka aksione në vlerë prej 375 euro apo 15% të aksioneve, kompani e regjistruar me 10 nëntor 2008./SHQIP.com