Prokuroria heshtë përball Tahirit që përdori armën zyrtare jashtë mandatit

Prokuroria e Shtetit është duke heshtur përballë shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili përdori armën zyrtare pas përfundimit të mandatit.
Shqip.com ka raportuar javë më parë se ndryshe nga deklarimi i tij, Tahiri nuk e kishe dorëzuar armën më të përfunduar mandatin si shef i kabinetit të ish-Qeverisë Thaçi në vitin 2014, kështu duke e përdorur edhe shtatë vjet të tjera pas.
Lidhur me këtë, Shqip.com ka adresuar pyetje në Prokurorinë e Shtetit për më tepër se një javë, nëse kanë filluar hetime për rastin, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.
Madje, dorëzimi i armës ishte bërë pas kërkesave të Sekretariatit të Zyrës së kryeministrit.
Përkundër se e blerë me para të shtetit, Tahiri kishte personalizuar armën.
Por, përveç Tahirit me armë të zjarrit e 20 mijë fishek ishin pajisur edhe pjesa tjetër e kabinetit të ish-kryeministrit Thaçi.
Në po të njëjtin vit, ata rezulton të jenë pajisur edhe më shurdhues, pjesë të cilat i vendosën armës për të mos lëshuar zë gjatë shtënies./Shqip.com