Lajme

Prokuroria e Shtetit: Gjatë 24-të orëve të fundit janë ngritur 59 akuza ndaj 65 personave

Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetenëntë aktakuza kundër gjashtëdhjetepesë personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dhjetë persona dhe janë paraqitur njëmbëdhjetë kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tetëmbëdhjetë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë: Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër persona, ka paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave dhe ka ngritur tridhjetedy aktakuza kundër tridhjetegjashtë personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren: Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një kërkesë për caktim të masës së paraburgimit ndaj një personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur katërmbëdhjetë aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan: Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar tre persona të dyshuar, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy personave dhe ka ngritur dhjetë aktakuza kundër dhjetë personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë: Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë: Gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave.

Prokuroria Themelore në Ferizaj: Gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka parashtruar gjashtë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dymbëdhjetë personave.

/Shqip.com