Lajme

Prokuroria e Shtetit: Gjatë 24 orëve janë ngritur 31 aktakuza kundër 39 personave

Prokuroria e Shtetit ka bërë të ditur se nga prokuroritë themelore, janë ngritur 31 aktakuza kundër 39 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar nëntëmbëdhjetë persona dhe janë paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë: Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre persona, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi dhe ka ngritur njëzetenjë aktakuza kundër njëzetetetë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren: Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për orë, tre persona të dyshuar, në tri raste të ndara. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dy aktakuza kundër tre personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë: Gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar shtatë persona të dyshuar dhe ka ngritur gjashtë aktakuza, kundër gjashtë personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan: Me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Prokuroria Themelore në Gjakovë: Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë: Gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër një personi, si dhe ka ngritur një aktakuzë kundër një personi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj: Gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar, ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi, si dhe ka ngritur një aktakuzë kundër një personi.

/Shqip.com