Lajme

Prokuroria e Shtetit dhe Policia vihen në lëvizje për vajzën që kërcenoi kalimtaren

Ilustrim

Një video është duke qarkulluar në media në të cilën shihet një vajzë duke e sharë një kalimtare e cila i shpëtoi goditjes së veturës së saj.

E njëjta, i kërkoi kalimtares që të largohej nga rruga e saj, duke i thënë se e kishte babain prokurorë.

Lidhur me rastin, për Shqip.com ka folur zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.

Ulaj, tha se organet kompetente janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

“Rastit të cilit i referoheni, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme karshi këtij rasti”, ka thënë Ulaj.

Tutje, ajo tha se vajza ende nuk është identifikuar.

“Vajza nuk është identifikuar, pa u bërë identifikimi i saj nuk mund të kemi informacione se vajza e cilit prourorë është”.

Lexo edhe:
“Babën e kam prokuror”- Qytetarja gati sa s’e shkel në zebra një grua, më pas e shan

Tutje, ajo tha se rasti po hetohet dhe ka mundësi që vajza në fjalë nuk e ka thënë të vertetën./Shqip.com