Lajme

Prokuroria e konfirmon aksidentin tragjik në poligonin e qitjes ku humbi jetën një polic

Lajmi i fundit

Një policisë me iniciale B.T ka vdekur si pasoje e plagëve të marra pasi është plagosur aksidentalisht.

Aksidenti ka ndodhur sot në poligonin e qitjes në Cërnushë të Mitrovicës.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar për SHQIP.com zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.

Ai tha se në vendin e ngjarjes kanë dalur prokuroria dhe po merren me rastin.

“Po, e konfirmojmë që ka ndodhë në poligonin e qitjes. Inicialet janë B. T. Prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes. Trupi është dërguar për obduksion”, tha ai.

Ai tha se në vendin e ngjarjes kanë dalur prokuroria dhe po merren me rastin./SHQIP.com