Lajme

Prokuroria e fton edhe Hajdar Beqën për intervistim

Hajdar Beqa - Deputet i Partisë Demokratike të Kosovës
Hajdar Beqa - Deputet i Partisë Demokratike të Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka bërë të ditur se është ftuar nga Prokuroria për intervistim.

Ftesën e intervistimit ai e konfirmoi në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit, teksa shtoi se është i gatshëm të shkojë të deklarohet në Prokurori.

“Jam i gatshëm të shkoj qysh nesër, nëse kanë kohë ata, dhe ta jap një deklaratë”, ka thënë ai.

Ftesë për intervistim nga Prokuroria ka marrë edhe kolegu i tij nga PDK, Mërgim Lushtaku, për shkak të dhunës së shkaktuar në Kuvendin e Kosovës.

/Shqip.com