Lajme

Prokurori i Shtetit: Gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 77 aktakuza ndaj 87 persona

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjeteshtatë aktakuza kundër tetëdhjetekatër personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar shtatë persona dhe janë paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Po ashtu është bërë e ditur se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person.

Prokuroria Themelore në Prishtinë: Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre persona, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë aktakuza kundër njëzet personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren: Gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë aktakuza kundër shtatë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan: Me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur tetëmbëdhjetë aktakuza kundër tetëmbëdhjetë personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë: Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi dhe ka ngritur njëzetetre aktakuza kundër njëzetetre personave për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë: Gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person, si dhe ka ngritur katër  aktakuza kundër gjashtë personave, për vepra penale të ndryshme.

Prokuroria Themelore në Ferizaj: Gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka ngritur dhjetë aktakuza kundër dhjetë personave, për vepra të ndryshme penale.

/Shqip.com