Lajme

Prokurori i Shtetit: Gjatë 24 orëve janë ngritur 88 akuza kundër 94 personave

Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjetë e tetë aktakuza kundër nëntëdhjetë e katër personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar njëzet e katër persona të dyshuar dhe janë paraqitur tre kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tre personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë: Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë persona, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi dhe ka ngritur tridhjeteshtatë aktakuza kundër dyzet personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren: Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy kërkesa për caktim të masës së paraburgimit ndaj dy personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur pesëmbëdhjetë aktakuza kundër tetëmbëdhjetë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore e Pejës: Gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy persona të dyshuar në dy raste të ndara në kohëzgjatje prej48 orësh.

Prokuroria Themelore në Gjilan: Me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy persona dhe ka ngritur shtatë aktakuza kundër shtatë personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë: Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë: Gjatë datës së lartcekur, ka ngritur njëzet e dy aktakuza kundër njëzet e dy personave per vepra penale te ndryshme.

Prokuroria Themelore në Ferizaj: Gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar njëmbëdhjetë persona në gjashtë raste të ndara dhe ka ngritur shtatë aktakuza kundër shtatë.

/Shqip.com