Lajme

Prokurori i Shtetit: Gjatë 24 orëve janë ngritur 27 akuza ndaj 28 personave

Ilustrim

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzeteshtatë aktakuza kundër njëzetetetë (28) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dhjetë persona dhe janë paraqitur katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë: Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë persona, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave dhe ka ngritur shtatë aktakuza kundër tetë personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren: Gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë aktakuza kundër pesë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan: Me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi dhe ka ngritur shtatë aktakuza kundër shtatë personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë: Me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë: Gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit për një person, si dhe ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave, për vepra penale të ndryshme.

Prokuroria Themelore në Ferizaj: Gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë aktakuza kundër gjashtë personave për vepra të ndryshme penale.

/Shqip.com