Lajme

Prokurori i Shtetit : Gjatë 24 orëve janë ngritur 21 aktakuza

Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzetenjë aktakuza kundër njëzetepesë personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar njëzetekatër persona, si dhe janë bërë shtatë  kërkesa për caktimin e paraburgimit për nëntë persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë: Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dhjetë (10) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave, si dhe, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, në Prishtinë është gjetur një person pa shenja jete, me ç ‘rast Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion, derisa rasti është cilësuar “hetim mbi vdekjen”.

Prokuroria Themelore në Prizren: Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Pejë: Gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar me urdhër të prokurorit për 48 orë nën dyshimin se kanë kryer të vepra penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan: Gjatë 24 orëve me urdhër të prokurorëve kujdestar, kanë ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë: Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorëve kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë: Gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra penale te ndryshme.

Prokuroria Themelore në Ferizaj: Gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

/Shqip.com