Lajme

Prokurori i Shtetit: Gjatë 24 orëve janë ndaluar tetë persona

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tetë persona.

Po ashtu pranë gjykatave kompetente janë paraqitur katër kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj katër personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë: Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prizren: Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve, një (1) të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Pejë: Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar për kryerje të veprës penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë: Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një (1) person dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë: Gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar.

/Shqip.com