Lajme

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA: Nëse dikush nga jashtë paguan një nëpunës, rrezikon sigurinë tonë kombëtare

E gjithë qeveria amerikane, kongresi dhe departamenti i drejtësisë tashmë e kanë pikë reference skandalin “McGonigal” dhe shembull negativ se si nuk duhet të sillet një zyrtar publik që paguhet nga taksapaguesit amerikanë. 

Por çështja ka shkuar edhe më tej pasi “McGonigal” është arrestuar për korruptimin që i bëri Edi Rama dhe oligarku rus, Oleg Deripaska dhe u la i lirë vetëm kundrejt një garancie prej 500 mijë dollarë. Mediat amerikane çdo ditë publikojnë detaje të reja nga skandali korruptiv duke vënë FBI-në përpara një furtune si asnjëherë më parë, edhe pse për amerikanët deri dje ishte institucioni më i besueshëm. 

Dhe përballë fakteve tronditëse që nxjerrin hapur korrupsionin e Edi Ramës dhe Charles McGonigal të cilët goditën për vite me radhë Partinë Demokratike dhe arritën të shpallnin non grata liderin e saj, Sali Berisha, një reagim i fortë ka ardhur edhe nga Prokurori i Përgjithshëm i SHBA. 

Merrick Garland gjatë raportimit vjetor në Senatin e SHBA ka deklaruar se nëse dikush paguan një nëpunës amerikan nga jashtë shtetit, përbën rrezik për sigurinë kombëtare. 

Gjatë këtij raportimi, shqetësimi u ngrit nga senatori Chuck Grassley, raporton Syri.net

Ky i fundit iu drejtua Prokurorit të Përgjithshëm Garland nëse Departamenti i Drejtësisë do të kishte informacion për pagesat e paligjshme nga persona të jashtëm për zyrtarë publikë dhe këto pagesa ndikojnë vendimet e politikave, a përbën një shqetësim për sigurinë kombëtare. 

Përgjigjja e Garland ishte se, nëse përfaqësues i një shteti të huaj kërkon të paguajë dikë për të mbështetur atë qeveri në fshehtësi, pa asnjë dyshim që do të ishte një alarm për sigurinë kombëtare të SHBA. 

Edhe pse nuk përmendet me emër, pyetja e senatorit Grassley dhe përgjigjja e prokurorit Garland i referohen skandalit “McGonigal” i cili në SHBA vijon të jetë çështja e ditës. 

/Shqip.com