Kulturë Kino

Prokurorët reduktojnë akuzat ndaj Alec Baldwin, shkurtojnë kohën e burgimit

Alec Baldwin

Prokurorët kanë reduktuar akuzat për vrasje të pavullnetshme ndaj aktorit Alec Baldwin, duke shkurtuar gjithashtu kohën e mundshme të burgut që ylli i Hollivudit mund të përballet për të shtënat fatale të vitit 2021 në xhirimet e filmit “Rust”.

Baldwin, ishte akuzuar për vrasje të pavullnetshme të kineastes Halyna Hutchins, me akuzën më të rëndë që mbarte një dënim të mundshëm me burg prej pesë vjetësh, raporton Reuters.

Prokurorja Carmack-Altwies ngriti akuza të ndryshuara për Baldwin dhe Gutierrez-Reed të premten, duke reduktuar dënimin e tyre të mundshëm me burg nga një minimum prej pesë vjetësh në një maksimum prej 18 muajsh.

Vendxhirimi i filmit “Rust”

“Për të shmangur shpërqëndrimet e mëtejshme gjyqësore nga Baldwin dhe avokatët e tij, prokurori i qarkut dhe prokurori special e kanë hequr shtimin e armës së zjarrit ndaj akuzave për vrasje të pavullnetshme në vdekjen e Halyna Hutchins në setin e filmit “Rust”, tha  Heather Brewer, një zëdhënës i Prokurorit të Parë Gjyqësor të Nju Meksikës.

Avokatët e Baldwin dhe Gutierrez-Reed kishin argumentuar në fillim të këtij muaji se prokurorët po akuzonin padrejtësisht ndaj tyre.

/Shqip.com