Kulturë Kino

Prokurorët hedhin poshtë akuzat kundër Alec Baldwin për të shtënat në ‘Rust’

Alec Baldwin

Prokurorët pritet të heqin akuzat për vrasje nga pakujdesia kundër Alec Baldwin për vdekjen e Halyna Hutchins.

Në një deklaratë, prokurorët specialë të rastit thanë se kanë dalë në dritë fakte të reja që e bëjnë të pamundur procedimin ndaj Baldwin në kohën e caktuar, raporton Variety.

Prokurorët, Kari Morrissey dhe Jason Lewis, thanë se hetimi mbetet “aktiv dhe në vazhdim” dhe se akuzat mund të rikthehen më vonë.

Avokatët e Baldwin thanë në deklaratën e tyre se ishin të kënaqur me rezultatin.

“Ne jemi të kënaqur me vendimin për të pushuar çështjen kundër Alec Baldwin dhe inkurajojmë një hetim të duhur për faktet dhe rrethanat e këtij aksidenti tragjik”, thanë avokatët Luke Nikas dhe Alex Spiro.

Baldwin u akuzua në janar për vrasje të pavullnetshme nga të shtënat aksidentale në xhirimet e filmit “Rust”, i cili u zhvillua në tetor 2021.

Ai mund të përballej me deri në 18 muaj burg nëse shpallej fajtor.

/Shqip.com