Lajme

Projektligji për Pensionet e Zyrtarëve Policorë përplasë pozitë-opozitë

Projektligji për Pensionet e Zyrtarëve Policorë ka përplasur pozitën dhe opozitën në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu është shprehur se ky Projektligj përmirëson jetën e policëve.

Musliu thotë se me këtë projektligj janë propozuar 4 lloje të pensioneve.

“Me këtë projektligj janë propozuar katër lloje të pensioneve, pensionim i rregullt, invalidor, familjarë dhe vullnetarë. Sot po fillon ky proces, presë që ekspertet të japin rekomandimet e tyre, që t’iu mundësoj policisë së Kosovës një pension të dinjitetshëm”, tha ajo.

E nga Lëvizja Vetëvendosje nuk e kanë përkrahur Projektligji për Pensionet e Zyrtarëve Policorë.

Enver Dugolli nga LVV-ja, tha se nuk do ta përkrahin këtë ligj. Ai akuzoi PDK-në dhe LDK-në se deri me tani nuk e kanë bërë këtë ligj dhe sipas tij, ky ligj është detyrë e Qeverisë që ta propozoj.

“Deputetët nga PDK-ja dhe LDK-ja kanë pasur mundësi ta bëjnë këtë ligj por nuk e kanë bërë. Është koha jonë që ta bëjmë sepse nuk është loje pensionimi i parakohshëm. Nuk jemi me fushat elektorale i’u kisha lut që nisma të tilla të jenë më serioze. Ne as një herë nuk kemi thënë se nuk di ta bëjmë. Nuk do të marrim pjese në këtë nisme sepse mendoj qe nuk është serioze”, tha ai.

Përkrahje Projektligjit për Pensionet e Zyrtarëve Policorë i ka dhënë edhe Anton Çuni nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

/Shqip.com