Lajme

Projektligji për Fondin Sovran shtohet në Programin Legjislativ të këtij viti

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se Projektligji për Fondin sovran është shtuar në Programin Legjislativ dhe së shpejti pritet të shkojë edhe në Kuvendin e Kosovës.

“Qeveria e Republikës së​ Kosovës ka zhvilluar mbledhjen në formë elektronike në të cilën ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të vitit 2023. Me këtë rast, në Programin Legjislativ të këtij viti është shtuar Projektligji për Fondin Sovran”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

Mbi 1600 asete nën administrim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit pritet të barten në Fondin Sovran.

Fondi Sovran do t’i marrë nën pronësi asetet strategjike të Republikës së Kosovës. Fondi do ta ketë përgjegjësinë ekskluzive për investimet në rritjen e vlerës së Trepçës, KEK-ut, Korporatës së Thëngjillit, PTK-së. Agjencia Kosovare e Privatizimit do të shuhet.

Ndërmarrjet nën menaxhimin e saj do t’i kalojnë në pronësi Fondit Sovran.

/Shqip.com