Sport Ndërkombëtar

Programi Alpine synon të zbulojë garuese femra për Formula 1

BBC

Ekipi Alpine ka nisur një program që synon të zbulojë një shofere  femër që do të konkurroj në Formula 1 brenda tetë viteve.

Prodhuesi francez i makinave dëshiron të “zhbëjë mitet”, rreth grave në F1 si pjesë e një programi më të gjerë të diversitetit në ekipin dhe kompaninë F1, shkruan BBC.

CEO i Alpine, Laurent Rossi, tha se F1 ishte “kërkuese” dhe kërkonte “kapacitete dhe aftësi të veçanta”.

“Nuk ka asnjë mënyrë që gratë të mos e arrijnë atë,” shtoi ai.

Nisma e Alpine do t’u japë vajzave dhe djemve deri në 10 vjeç të njëjtat mundësi për të përparuar në motorsport deri në F1.

“Është një rrugë e gjatë – program tetë vjeçar – duke filluar tani,” tha Rossi, duke shtuar se katër ose pesë vajzat e para të identifikuara do të fillojnë në karting “në javët e ardhshme”.

Kompania po lançon programe kërkimore që synojnë të kuptojnë plotësisht kërkesat fizike, njohëse dhe emocionale të një shoferi F1, në partneritet me organet akademike duke përfshirë Institutin e Trurit në Paris.

Pilotët aktualë të Alpine F1, Fernando Alonso dhe Esteban Ocon do të nënshtrohen vlerësimeve fiziologjike dhe psikologjike për të dhënë shembuj të karakteristikave të kërkuara.

Rezultatet e këtyre studimeve do të futen në program për të përmirësuar nevojat e trajnimit dhe zhvillimit të drejtuesve aspirantë./Shqip.com