Prognit i skadon kontrata dhe largohet nga Gjilani

SC Gjilani ka nisur reformat në klub me disa largime.
Top-golashënuesi i Superligës në edicionin që lamë pas mund të ndërrojë ambient këtë verë.
Pas largimit të Tomislav Sorsas, tani radhën duket se e ka Gerhard Progni, sipas raportimeve të fundit.
Sulmuesi i krahut të djathtë kontrata i skadon më 30 qershor të këtij viti, dhe një zgjatje e saj nuk është arritur.

35 vjeçari kapi kulmin e karrierës te bardhekuqtë, ku arriti kuotën e 19 golave dhe nënrë asistimeve në 31 paraqitje.
Tropojani kishte bërë karrierë në klubet e Superiores së Shqipërisë si: Skënderbeu, Partizani, Teuta, Kukësi, Besa Kavajë etj.
Përndryshe, ai së bashku me skuadrën gjilanase përfundoi në pozitën e tretë, pas rivalit lokal Dritës, dhe sukarekasve të Ballkanit që u kurorëzuan kampionë. /Shqip.com