Sport Ndërkombëtar

“Profesori” zbarkon në ishull

Rald Rangnick

Edhe një trajner gjerman ka zbarkuar në ishull.

Ralf Rangnick është emëruar trajner i përkohshëm i Manchester United – deri në fund të sezonit 2021/2022.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë klubi anglez nëpermjet një lajmi të postuar në faqen zyrtare të klubit në Facebook.

Pas pranimit të kësaj detyre, ndër të tjera ai tha se “jam i ngazëllyer që do t’i bashkohem Manchester United dhe jam i fokusuar për ta bërë këtë një sezon të suksesshëm për klubin. Skuadra është plot me talent dhe ka një ekuilibër të madh të rinisë dhe përvojës.  Të gjitha përpjekjet e mia për gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë të ndihmoj këta lojtarë të përmbushin potencialin e tyre, si individualisht dhe, më e rëndësishmja, si ekip”.

Rangcik do te këtë para vetës një rrugëtim tejet të veshtirë, pasi situata aktuale në skuadër nuk është aspak e mirë.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti
Prezantimi i tij zyrtar

“Djajtë e Kuq” gjenden në vendin e tetë në Premierligë, me 18-të pikë të grumbulluara, pas 13-të ndeshjeve të zhvilluara.

Me ardhjen e Ralf në krye të United, tashmë është bërë një trend i trajnerëve gjerman në krye të skuadrave të mëdha të Permierligës.

Chelsea drejtohet nga Thomas Tuchel(gjerman), Liverpool nga Jurgen Klopp (gjerman), ndërsa mbetet të shihet nëse suksesi i Rangick do jetë i njëjtë më bashkombasit e tij.

63 vjeçari ka një CV të ngjeshur si trajner, pasi ka drejtuar klube të ndryshme si Schalke 04, RB Leipzig, Vfb Stuttgard etj.

Në përgjithësi, ai ka një bilanc prej 345 fitoreve, 165 barzimeve dhe 212 humbjeve në të gjitha skuadrat që ka udhëhequr. /Shqip.com