Lajme

Profesori nga Medreseja, ftesë kundër “DokuFest-it”

Shumë reagime ka ngjallur hapja e sivjetmë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtë “DokuFest” në Prizren.

Reagime ka pasur konkretisht nga një shfaqje novatore me një performancë erotike të realizuar nga disa kërcimtarë të cilët janë shfaqur me veshje provokuese.

Së fundmi ka reaguar edhe profesori nga Medreseja në Prizren, njëherësh Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Besim Berisha.

Ai ka bërë ftesë kundër “DokuFest-it”.

“Ftesë kundër “DokuFest”. Jo me paratë tona, jo mbështetje financiare shtetërore!. Të premten në ora 14:00, në Sheshin Shadërvan, takohemi së bashku për ta ngrit zërin tonë kundër DokuFest, pro familjes”, ka shkruar Berisha, në rrjetin social Facebook.

Gjithashtu, ai ka bërë thirrje që t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së organizatorëve.

“Hajde edhe ti, t’i përgjigjemi pozitiviste ftesës së organizatorëve”, ka shkruar ai në fund.

/Shqip.com