Lajme

Profesori amerikan: Abstenimi nga Greqia, hap drejt njohjes

Profesori në Qendrën e Zhvillimeve Globale dhe njohësi i Ballkanit Perëndimor, Alon Ben Meir, ka thënë se abstenimi i Greqisë në Këshillin e Evropës, mund të jetë hapi i parë drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës.

“Përkrahja e Greqisë për anëtarësimin e Kosovës në Kie është sigurisht një hap i rëndësishëm përpara drejt njohjes eventuale të pavarësisë së Kosovës. Megjithatë, se kur mund të ndodhë kjo, mbetet për t’u parë. Kurti duhet të bëjë gjithçka që mundet për të bashkëpunuar në çdo nivel me Greqinë si dhe me katër shtetet e tjera anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën, gjë që do të ndihmonte në lehtësimin e njohjes përfundimtare të këtij vendi”, shkruar Ben Meir.

/Shqip.com