Lajme

Profesionistët shëndetësor dhe stafi mbështetës nuk morën paga që tre muaj, Qeveria e Kosovës ndan mjetet

Infermierët

Janë ndarë 1 milion e 768 mijë euro nga Qeveria e Kosovës për pagat e profesionistëve shëndetësorë dhe stafit mbështetës.

Kjo pagesë u nda përmes një mbledhje të mbajtur nga Qeveria e Kosovës në mënyrë elektronike.

“Është miratuar kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për alokimin dhe shpenzimin e mjeteve buxhetore deri në vlerën 1,768,300.93 € (një milion e shtatëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë e treqind euro e nëntëdhjetë e tre cent), për pagesën e obligimeve kontraktuale të krijuara me lidhjen e kontratave me 1,271 profesionistë shëndetësorë dhe staf mbështetës, lidhur me menaxhimin e situatës me COVID-19, për periudhën 15 mars – 15 qershor 2022”, thuhet në njoftim.

Javë më parë, ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, kishte deklaruar se profesionistët shëndetësor dhe stafi mbështetës, nuk kishin marrë pagat e muajve mars dhe prill.

Lexo edhe:
Zemaj: Mbi një mijë profesionistë shëndetësor dhe staf mbështetës ende nuk kanë marrë pagat e muajve mars dhe prill

Zemaj kishte thënë se përkundër faktit që gjithsecili punon me përkushtim dhe zell dhe pa asnjë benefit dhe ditë pushimi, vazhdojnë të injorohen nga shteti që nënkupton Qeveria dhe MSH./Shqip.com