Rozë

Produksioni fut ish të dashurin e Sarës pak minuta pasi dha puthjen e parë Bardhit

Françeska Murati dhe Endrik Beba janë dy banorët më të rinj të shtëpisë së “Big Brother VIP 3”.

Françeska është “Miss London 2023”, e njohur për karrierën e saj të modelingut në Britaninë e Madhe.

Nga ana tjetër, Endrik është një këngëtar i njohur dhe gjithashtu ka pasur një histori më parë me Sarën.

“Vëllai i Madh” i ka dhënë një avantazh atyre në dhomën e gjumit. Ata do të zgjidhnin një nga krevatet që është zënë nga të tjerët.

Françeska ka zgjedhur krevatin e Rikes, e cila do të flejë ngjitur me Rozën.

Nga ana tjetër, Endrik ka zgjedhur një krevat që është brenda, duke fjetur te ai që është mes Ledjonës dhe Eglës.

Hyrja e Endrikut ka shkaktuar jo pak siklet tek Sara, e cila pak minuta para se ai të hynte i dha puthjen e parë Bardhit.

Për ruajtjen e kësaj lidhje është kujdesur shumë Meritoni, i cili ka kritikuar Endrikun për deklaratën e dhënë para se të hynte brenda, derisa shumë banore i janë versulur këtij të fundit për të marrë vesh se cila ishte ish e dashura e tij.

/Shqip.com