Teknologji Auto

Prodhuesi suedez prezanton dizajnin e veturës së re elektrike (Foto)

Volvo ka dorëzuar patentën e një modeli të ri të veturës crossover elektrik që do të jetë më i vogël në krahasim me modelet tjera.

Firma suedeze ka konfirmuar se debutimi zyrtar i këtij modeli është planifikuar të bëhet për datën 7 qershor.

Motor1 ka publikuar imazhet e modelit të quajtur EX30.

Dizajni ngjanë në një mini EX90, të paktën kur bëhet fjalë për dizajnin e pjesës së përparme, ndërsa forma e fenerëve ngjajnë në modelin EX30.

Edhe forma e dritave të pasme është gjithashtu pothuajse identike me dizajnin e modelit EX30.

Në të njëjtën ditë kur planifikohet të bëhet prezantimi i modelit të ri, do të mund të bëhen edhe porositë, por që për fillim vlen për një pjesë të tregjeve.

Sipas informacioneve jozyrtare, EX30 do të përdorë arkitekturën SEA nga Geely dhe do të ndajë bazat e saj me një crossover të ardhshëm nënkompakt EV nga Polestar.

E njëjta platformë përdoret edhe nga Smart #1. Thashethemet thonë se modelet bazë EX30 do të fuqizohet me rrota të pasme dhe do të ketë një version opsional të fuqisë me të gjitha rrotat dhe me dy motorë elektrikë.

/Shqip.com