Teknologji Auto

Prodhuesi italian vërshohet nga porositë e modelit të ri

Lamborghini Revuelto po rezulton të jetë shumë i popullarizuar në mesin e blerësve të supermakinave, aq sa është shitur deri në fund të vitit 2025.

Në lansimin e modelit të tij të parë hibrid, të modelit Aventador, drejtuesit e Lamborghinit kishin menduar se kjo do t’i shtynte blerësit që të fokusoheshin tek ky model, por parashikimet nuk u dolën të sakta.

Shefi ekzekutiv i Lamborghinit, Stephan Winkelmann, konfirmoi se e gjithë sasia e parashikuar e prodhuar e veturave të tipit Revuelto, janë shitur për të paktën 18 muajt e ardhshëm.

Duke pasur parasysh performancën e ofruar nga Revuelto, nuk është befasi që po shitet mirë.

Jo vetëm që ruan një motor V12 me aspirim natyral 6,5 litra, por e bashkon këtë motor me tre motorë elektrikë, duke rezultuar në një veturë me 1001 kuaj-fuqi të kombinuar.

Kjo duhet ta bëjë atë dukshëm më të shpejtë se edhe versionet më të forta të Aventador.

Winkelmann shtoi se kërkesa për modelet Urus dhe Huracan, mbetet e fortë, duke vënë në dukje se marka është shitur për dy vjet në të gjithë linjën e saj.

Generated by pixel @ 2023-05-27T09:05:42.583015

Për më tepër, shitjet u rritën me 5% në gjysmën e parë të 2023 në 5,341 makina.

/Shqip.com