Teknologji Auto

Prodhuesi gjerman do prezantoj motorin e fuqishëm

Audi ka dhënë shenja se po punon në rritjen e fuqisë së motorit të mirënjohur me pesë cilindra benzinë, përpara se të kalojë fokusin në elektrifikim, duke sjellë një model të ri të përmirësuar ndjeshëm të modelit Audi RS3.

“Ne kemi një motor të përsosur me pesë cilindra, i cili është shumë unik në treg. Ne kemi një motor me gjashtë cilindra dhe do t’i përmirësojmë këto teknologji në hapin tjetër. Unë nuk shoh nevojë për të ndryshuar plotësisht motorët”, ka deklaruar një nga drejtuesit e kompanisë.

Motori i fuqishëm i Audi është modifikuar për ti dhënë 493 kuaj fuqi makinës së markës holandeze Donkervoort D8 GTO F22, që thuhet të jetë supermakina më e lehtë për dy pasagjerë në botë, me një raport fuqie ndaj peshës prej 657 kf për ton.

Është e paqartë nëse Audi synon të arrijë të njëjtin rezultat të lartë, por një rritje e prekshme për versionin RS3 me 394 kuaj fuqi, mund ta bëjë atë modelin më të fuqishëm në shitje, duke i bërë kështu konkurrencë të fortë Mercedes-AMG A45 me 416 kuaj fuqi.

/Shqip.com