Ekonomi Biznes

Prodhimet shqiptare bllokohen në Kukës, shkak vendimi i Kurtit për targat serbe

Importi dhe Eksporti

Dhjetëra kamionë të ngarkuar me prodhime shqiptare janë bllokuar prej dy ditësh në pikën kufitare të Morinës në Kukësit.

Shkak është bërë vendimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për të ndaluar çdo automjet të transportit të mallrave me targa serbe për të hyrë në territorin e vendit, por kjo ka dhënë efekte negative edhe për prodhimet shqiptare.

Drejtuesit e kamionëve thonë se ndalimi ka ardhur pa paralajmërim, pavarësisht se malli është shqiptar dhe destinacion ka Kosovën dhe Serbinë.

Ata bëjnë thirrje që tregtia të mos bëhet viktimë e politikës. Radhë të gjata kamionësh janë shënuar prej 2 ditësh edhe në pikat e tjera doganore të Kosovës, sidomos ato me Serbinë në veri të vendit.

/Shqip.com