Lajme

Problemi me rimbursim, Jasharaj thotë se ka ende nxënës që s’janë pajisur me libra

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, tha se nga raportet që kanë gjendja me furnizimin e librave në shkolla nuk është e mirë, pasi sipas tij, edhe pas dy muajsh ka nxënës që nuk janë pajisur ende me libra.

Ai ka thënë se gjendje është me e keqe për nxënësit nga klasa gjashtë deri në të nëntën, si shkak i vendimit që këto klasë t’i përdorin librat e viteve të kaluar.

Jasharaj sqaroi se një pjesë e atyre librave kanë qenë të dëmtuara, nuk kanë qenë të dhe se fletoret e punës kanë paraqitur problem, ngase kanë qenë të plotësuara.

“Ne kemi marrë informacione prej 2 javësh, gjendja nuk ka qene fortë e mirë ngase na është thënë së ka nxënëse që nuk janë pajisur një pjesë e tyre fare por një pjese tjetër janë pajisur me tekste, dhe gjendjen e kemi me të keqe nga klasa e 6-9 për arsye të ditura sepse tekstet janë përdorur vitin e kaluar shkollorë dhe një pjesë e tyre kanë qene të dëmtuara, nuk kanë qenë të përdorshme për këtë vite edhe fletorët e punës kanë paraqitur problem ngase kanë qenë të plotësuara:.Jashari tha se ky vendim që ka marr MASHT-i për furnizim me libra ka qenë gabim dhe se shpreson që vitin e ardhshme Qeveria të ndaj mjete të mjaftueshëm që nxënësit të pajisen me libra.“Vetë fakti që po flasim për këtë temë mbas 2 muaj fillimi në shkollë tregon që vërtet vendimi i zonjës Nagavci ka qenë i gabuar dhe uroj qe edhe ata të kenë mësuar nga ky gabim dhe vitin e ardhshëm urojë të kemi mjete të mjaftueshme nga qeveria që të gjithë nxënësit që nga klasa e 1-9 me kohë të jenë të furnizuar por jo në këtë formë po si në të kaluarën”, tha Jasharaj për EO.

Ai tha se problem ka pasur edhe tek rimbursimin i familjeve, sipas tij, është raportuar se ka pasur prind që për shkak të borxheve u janë bllokuar mjetet e ndara nga MASHTI.

“Nga informacionet tona ka pasur vrenjtë se ka nxënëse që ende nuk janë pajisur një pjesë fare, më asnjë tekste. Kryetarit i këshillit të prindërve te nivelit te vendit e dinë ankesa të tilla, ajo që është thënë dhe është shprehur frikë e arsyeshme nga njerëzit që i njohin këto gjera është thënë së mund te ketë prind që për shkak të borxheve pa pamundësisë t’i paguajnë borxhet e caktuara mund ti kenë pas edhe të bllokuar mjetet eventuale dhe me kujtohet një rast kur zonja ministresh e dha një vendimi që këta të mos veprojnë mirëpo ata ia kthyen se ata e kanë detyrën e vetë, mbase një pjesë e prindërve edhe nuk kanë mundur fare deri të rimbursimi për shkak të borxheve dhe xhirollogarive të mbyllura, ka pasur edhe prind që kane pritur më rreshta që të marrin librat në librari pra e gjithë kjo nuk ka nevojë të ndodhtë, nëse Qeveria nuk ka mjete bashkëkohorë për laptop dhe projektor se paku mos të na sfidojë më tekste shkollore”.

Ministria e Arsimit këtë vit ka ndarë nga 80 euro për blerjen e librave për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën, si dhe nga 30 euro shtesë si mbështetje për materiale të tjera shkollore për nxënësit nga klasa e gjashtë deri në të nëntën.

/Shqip.com