Sport Shqiptar

Problemet pas vërshimeve, përgatitjet në Durrës, largimet dhe ardhjet e reja, Taulant Dajaku flet për situatën te Drenica

FC Drenica po bëhet gati për stinorin pranveror në elitën e futbollit kosovar.

Skuadra nga Skenderaj është eliminuar nga Kupa e Kosovës dhe tërë fokusin e ka të vendosur te mbijetesa.

Klubi ka bërë disa ndryshe derisa janë larguar edhe zyrtarisht disa futbollistë.

Drejtori sportiv, Taulant Dajaku flet për Shqip.com.

“Lojtarët që janë larguar nga Drenica janë: Faton Neziri, Florent Avdyli, Veton Kabashi, Berat Ahmeti, Arian Abazi dhe Benamin Agyare është rikthyer te Drita pas huazimit gjashtë-mujor”, ka thënë Taulant Dajaku për Shqip.com.

Ai njofton se klubi është duke punuar që t’i sjell disa emra të rinj në ekip. “Jemi duke punuar që organikës së skuadrës t’i shtohen disa emra të rinj. Shpresoj të marrim elemente cilësor për të qenë një ekip kompetitv edhe në këtë stinor”, pohoi Dajaku duke folur për përgatitjet që tashmë skuadra është duke i bërë në Durrës të Shqipërisë.

 “Faza përgatitore ka filluar tash e më shumë se tre javë. Tashmë jemi vendosur në Shqipëri për fazën e fundit përgatitore pasi kushtet që të punojmë në Skenderaj pas vërshimeve të fundit janë katastrofale. Stadiumi dhe pjesa tjetër përcjellëse me zhveshtore dhe gjithçka tjetër është e pa përdorshme. Kjo gjë ka rrezikuar gjendjen në të gjitha aspektet pasi rrezikojmë që të mos luajmë në pranverë në stadiumin tonë. Shpresoj se do të kemi mbështetjen e institucioneve përkatëse Federatën e Futbollit të Kosovës dhe Ministrinë e Sportit për ta përballur këtë gjendje”, përfundoi Taulant Dajaku.

Skuadra “kuqezi” e do ta nis pranverën nga pozita e shtatë me 20 pikë.

Ky ekip drejtohet nga trajneri Bekim Shotani.

/Shqip.com