Sport Shqiptar

Prizreni triumfon në kryeqytet

Prizreni 16 shënon fitore ndaj Prishtinës

Prizreni 16 ka arritur që të shënojë fitore në udhëtim ndaj Prishtinës me rezultat 100-108.

Në një ndeshje të fortë dhe me shumë rivalitet, fitues dolën prizrenasit, shkruan Shqip.com.

Skuadra nga kryeqyteti u mundua deri në fund që të përmbysë rezultain, por një gjë e tillë nuk ndodhi dhe kështu pësuan disfatë në “shtëpi”.

Te Prizreni 16 më të dalluarit në parket ishin, Courtney Fells me 31 pikë e pesë asistime, Urim Zenelaj me 18 pikë e 14 kërcime dhe Ivan Koljeviq me 23 pikë, shtatë asistime dhe tetë kërcime.

Në anën tjetër të Prishtina, më të mirë ishin Jan Palokaj me 16 pikë e shtatë kërcime, Jetmir Zeqiri me 16 pikë e tetë kërcime, Dachon Burke me 17 pikë e pesë asistime dhe Nick Tomsick me 14 pikë.

Për ekipin nga Prizreni, kjo ishte fitorja e pestë në këtë sezonë, kurse për Prishtinën ishte humbja e tretë./Shqip.com