Prizreni superior ndaj Vllaznisë

Prizreni 16 është duke kaluar në formë fenomenale.
Prizrenasit kanë mposhtur Vllazninë e Shkodrës, me rezultat 100-96, në kuadër të gjiros së katër në Ligën Unike, shkruan Shqip.com.
Në këtë ndeshje, mysafirët ishin më të mirë në fillim dhe ishin në epërsi 8-13.
Por, Prizreni e tregoi forcën e vet, duke e rikthyer rezultatin dhe çerekeun e parë e mbylli duke fituar.
Pjesa më interesante e këtij takimi ishte në dhjetë minutat e fundit, ku për një moment rezultati ishte 98-96.
Te skuadra fituese, basketbollistët më të mirë në parket ishin Urim Zenelaj me 18 pikë e 13 kërcime, Arti Hajdari me 31 pikë e katër kërcime, Ivan Koljeviq me 15 pikë e 14 asistime dhe Michael Green me 18 pikë e gjashtë kërcime.
Ndërsa, në anën tjetër, te mysafirët u dalluan Michael Green me 18 pikë e gjashtë kërcime, kurse te Vllaznia u dalluan Matheë Butler dhe Jonathan Stove me nga 21 pikë.
Kjo ishte fitorja e tretë në katër ndeshje të zhvilluara për Prizrenin, ndërsa ka edhe një humbje.
Në anën tjetër, Vllaznia ka vetëm një fitore dhe tre humbje./Shqip.com