Prizreni 16 – nuk ndalet as në Rahovec

Prizreni 16 e ka nisur me këmbë të mbarë “play-offin” në Ligën Unike.
Sonte – prizrenasit triumfuan në udhëtim ndaj Rahovecit.
Pas një ndeshje derbi dhe tejet interesante, mysafirët shënuan fitore me rezultat 93:98.
Në të gjitha periudhat rezultati ishte i ngushtë, por në fund triumfuan mysafirët (28:22, 23:20, 22:27, 20:29).

Te Prizreni 16 më të dalluarit në parket ishin Darell Davis me 23 pikë, 12 kërcime dhe nëntë asistime, Arti Hajdari me 27 pikë dhe Roy McCoy me 20 pikë e 10 kërcime.
Teksa, në anën tjetër – te Rahoveci ndeshje të mirë zhvilluan TJ Dunans me 24 pikë, 17 kërcime e gjashtë asistime dhe Musab Mala me 22 pikë.
Në takimin tjetër, Teuta shëni fitore ndaj Tirana Neptun me rezultat 96:81.
Ndeshjet e “play-offit” zhvillohen me sistem vajtje-ardhje. Skuadra që i fiton dy takime kualifikohet tutje – në gjysmëfinale./Shqip.com