Sport Shqiptar

Prizreni 16 fitues i derbit lokal

Prizreni 16

Prizreni 16 është fitues i derbit lokal ndaj Bashkimit.

Në një ndeshje me shumë emocione dhe “luftë” në parket, Prizreni 16 triumfuoi me rezultat të ngushtë 90-92.

Skuadra mysafire ishte më kërkuese qysh nga çereku i parë, përfundimi i të cilit tregoi në semafor 21-32.

Por, në dhjetë minuta e fundit të takimit loja ishte e baraspeshuar, prandaj epilogu përfundimtar ishte në vetëm dy pikë.

Madje, Bashkimi pati mundësi që ta barazojë rezultatin në fund të takimit, por në aksionin e fundit, Anton Kazarnoivski u tregua i pasaktë në tentim për të shënuar.

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe ambiente të brendshme
Prizreni 16

Basketbollistët më ta dalluar te fituesit ishin Urim Zenelaj me 17 pikë e 12 kërcime dhe Ivan Koljeviq me 24 pikë, pesë asistime dhe shtatë kërcime.

Në anën tjetër, te skuadra vendase u dalluan Lon Bunjaku me 22 pikë, shtatë kërcime dhe gjashtë asistime dhe Julian Lewis me 22 pikë, tetë kërcime dhe tetë asistime.

Pas kësaj fitore, Prizreni 16 gjendet në vendin e tretë në Superligë, kurse Bashkimi është një pozitë më poshtë./Shqip.com

Gjendja momentale në tabelë