Sport Ndërkombëtar

Prizreni-16 dhe Trepça do takohen takohen në finale

Mbyllet afati i transferimeve

Finalja e Kupës së Kosovës në basketboll do i vë në parket kundër njëra tjetërës, Trepçën dhe Prizrenin-16.

Në rrugëtimin deri tek finalja, skuadra nga Prizreni ka mposhtur Dritën në çerekfinale, kurse në gjysmëfinale kishte mposhtur Pejën, transmeton Shqip.com.

Në anën tjetër, mitrovicasit kanë arritur të eleminojnë Rahovecin dhe Golden Eagle Yllin dhe kështu kanë siguruar biletën për në finale.

Nëse, skuadra prizerenase arrin të dalë fituese në këtë takim, atëherë ky do të ishte trofeu i parë në histori të klubit.

Kjo finale, do të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 17-00, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë dhe për shkak të masave antiCovid, dueli do të zhvillohet pa shikues./Shqip.com