Prizren: Gjendet një burrë i vdekur në rrugë
Publikuar:
(14.11.2021 09:35:11)

Një burrë është gjendur i vdekur në një rrugë të Prizrenit, të shtunën.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin njëzetekatër orësh.
Viktima ishte i shtrirë në rrugë pa shenja jete.
Sipas raportit të Policisë ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Shqip.com