Lajme

Pritjet sot në pikat kufitarë – maksimumi gjysmë orë në Merdarë

Pika kufitare në Merdarë.

Gjatë mëngjesit të së enjtes për dalje nga Kosova, pritjet më të gjata kanë qenë gjysmë ore në pikë kalimin kufitarë Merdarë.

Sipas Qendrës Kombëtare Për Menaxhim Kufitar tek kjo pikë kufitare, kolona e veturave gjatë daljes është deri në 30 deri në 40 metra.

Ndërsa, tek Dheu i Bardhë gjatë daljes pritet janë 5 deri në 10 minuta, kolonë e veturave është 20 deri në 30 metra.

Në pikat e tjera kufitare, pritjet gjatë hyrjes dhe daljes nga Kosova nuk janë më shumë se 3 deri në 5 minuta dhe kolona nuk ka./Shqip.com