Lajme

Pritjet sot në Merdarë deri në një orë

Pika kufitare në Merdarë.

Gjatë mëngjesit të së mërkurës për dalje nga Kosova, pritjet më të gjata kanë qenë në pikë kalimin kufitar Merdarë.

Sipas Qendrës Kombëtare Për Menaxhim Kufitar tek kjo pikë kufitare, pritjet janë të gjata deri në një orë.

Kolonë të veturave ka vetëm gjatë daljes nga Merdari dhe ajo është deri në 200 metra.

Ndërsa, tek Dheu i Bardhë gjatë daljes pritet janë 20 deri në 30 minuta.

Në pikat e tjera kufitare, pritjet gjatë hyrjes dhe daljes nga Kosova nuk janë më shumë se 3 deri në 10 minuta./Shqip.com