Lajme

Pritjet në Merdarë shkojnë deri në një orë

Në pikën kufitare në Merdarë, pritja për të hyrë në Kosovë, shkon deri në një orë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, kolona për të hyrë në Kosovë nga Merdari është 1 kilometër, ndërsa pritjet për të dalë nga kjo pikë kufitare janë 3 deri në 5 minuta.

Ndërsa, pritje ka edhe në pikëkalimin kufitar në Mutivodë, ku për të hyrë në Kosovë pritjet janë deri në 30 minuta.

Kurse, te Dheu i Bardhë, pritjet për të dalë nga Kosova, që shkojnë deri në 50 minuta, ndërsa për të hyrë në Kosovë, pritjet janë deri në 15 minuta.

/Shqip.com