Lajme

Pritjet në Merdarë deri në një orë e gjysmë

Kolonë e veturave

Edhe sot gjatë daljes nga Kosova, vazhdon të ketë pritje në pikat e kalimit Merdarë, Dheu i Bardhë dhe në Mutivodë.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, gjatë daljes nga Kosova tek pikë kalimi në Merdarë kolona e veturave është nga 400 deri në 500 metra dhe pritjet janë deri në një orë e gjysmë.

Ndërsa, në Mutivodë dhe tek Dheu i Bardhë pritjet janë 20 deri 30 minuta.

Në pikat e tjera kufitare, pritjet gjatë hyrjes dhe daljes nuk janë më të gjata se 3 deri në 5 minuta./SHQIP.com