Pritjes i erdhi fundit, Lionel Messi debuton me PSG
Publikuar:
(29.08.2021 22:16:55)

Pritjes së gjatë të tifozëve të Paris Saint-Germain tashmë edhe i erdhi fundi.
Kjo pasi Lionel Messi është aktivizuar me skuadrën e tij të re në ndeshjen e tyre kundër Reims.
Ylli argjentinas ishte kryetemë në botën e futbollit me vendimin e tij për t’u larguar nga Barcelona dhe për t’u transferuar në “Parc des Princes”.
Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino e la në bankën rezervë në pjesën e parë, ndërsa vendosi ta inkuadrojë në pjesën e dytë në minutën e 66-të.
Ai hyri në lojë në vend të ish-bashkëlojtarit të tij te Barcelona, Neymar, duke nisur kështu një aventurë të re me fanellën e Parisit.
Për momentin, mysafirët janë duke fituar ndaj Reims me rezultat 2-0 përmes dy golave të shënuar nga Kylian Mbappe./Shqip.com