Rozë

Pritjes i erdhi fundi, Luana Vjollca zbulon orën e rikthimit

Luana Vjollca

Ka një vit që moderatorja shqiptare u shkëput nga bota e ekranit, por jo për të mos u kthyer më.

Luana Vjollca pas një viti pauz ka dhënë lajmin e madh për fansat, duke zbuluar se po rikthehet me një projekt të madh televiziv.

Fillimisht, u komentua tatuazhi i Luanës që lidhej me sensibilizimin ndaj personave që kishin kryer vetëvrasje, ndërsa më tej u publikuan disa foto ku ajo shfaqej me shenja dhune.

Si pasojë, u kuptua që projekti i saj, “Thuaje” do të ketë në fokus vajzat dhe gratë, të cilat kanë nevojë për përkrahje.

Mirëpo, së fundmi, Luana ka bërë të ditur se “Thuaje” do të publikohet sot duke filluar nga ora 18:00.