Lajme

Pritje të gjata në pikëkalimet kufitare në Kosovë

Gjatë pasdites së sotme, në dy pikat kufitare në Kosovë në Merdarë dhe në Dheun e Bardhë janë regjistruar pritje të gjata.

Sipas të dhënave në Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë pritjet për të dal nga Kosova kanë qenë deri në 120 minuta kurse kolonat e gjata deri në 800-900 metra.

Në pikën tjetër kufitare atë me Merdarë, pritjet për të dal nga Kosova kanë qenë deri në 130-140 minuta kurse kolonat e gjata deri në 1000 metra.

Statistikat

Ndërsa në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me vendet fqinje nuk ka pritje më shumë se 5-10 minuta në hyrje dhe dalje pos në Jarinjë që për të dal nga Kosova pritjet kanë qenë të gjata deri në 130-140 minuta./Shqip.com