Lajme

Pritje të gjata deri në tri orë gjatë daljes nga Kosova në Merdarë

Kolonë e veturave

Përderisa kalimi në pikat e tjera kufitare është më i lehtë, në pikat e kalimit Jarinjë, Dheu i Bardhë dhe në Merdarë gjatë daljes nga Kosova ka pritje të gjata dhe kolona.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, gjatë daljes nga Kosova tek pikë kalimi në Merdarë kolona e veturave është deri në 1400 metra dhe pritjet janë të gjata deri në 3 orë.

Ndërsa, në Jarinjë pritjet janë 10 deri 15 minuta, tek Dheu i Bardhë 15 deri ne 20 minuta.

Në pikat e tjera kufitare, pritjet gjatë hyrjes dhe daljes nuk janë më të gjata se 3 deri në 5 minuta./SHQIP.com