Lajme

Pritje deri në dy orë në Merdarë për të dalë nga Kosova

Pika kufitare në Merdarë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njoftoi të hënën se është rritur fluksi i veturave në pikën kufitare në Merdarë.

Sipas të dhënave, pritjet për të dalë nga Kosova përmes kësaj pike janë afërisht dy orë.

Ndërsa, te Dheu i Bardhë janë vetëm deri në gjysmë ore.

Në atë të Vërmicës pritjet për të dalë nga Kosova janë 20 deri në 25 minuta.

Kurse, në pikat kufitare në Mutivodë dhe Bernjak pritjet janë 3-5 minuta./SHQIP.com