Sport Shqiptar

Pritja e Frashërit më e mira në xhiron e parë të Conference League

Stivi Frashëri

Stivi Frashëri bëri një pritje të mrekullueshme në përballjen e Ballkanit me Cluj.

Skuadra nga Suhareka barazoi me skuadrën rumune në “Fadil Vokrri”.

1:1 përfundoi ndeshja, e cila ia dha Ballkanit pikën e parë në kompeticione evropiane.

Paraqitje të dalluar, pati portieri vendas.

Madje përmes një votimi në faqen zyrtare të Conference League – pritja e tij u zgjodh si më e mira deri më tani.

Ai la pas portierët evropian si Gollini i Fiorentinës, Steinbors i RFS e Tarnovanu të FCFSB-s.

Ballkani dhe Cluj janë në grupin G, së bashku me Slavia Praha dhe Sivasspor.

Slavia Praga dhe Sivasspor po ashtu barazuan ndeshjen e parë.

Ndeshjen e radhës Kampioni i Kosovës e ka kundër skuadrës çeke, në udhëtim më 15 shtator.

Kjo është hera e parë që një skuadër nga Superliga e Kosovës garon në këtë fazë të garave evropiane./Shqip.com